Pjanic flet para ndeshjes Juventus – Barcelona

Ndeshja mes Juventusit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve do të jetë e veçantë për Miralem Pjanicin.

Sport

27/10/2020 18:47

Mesfushori nga Bosnja rikthehet në Torino, por tani si kundërshtar i Juventusit.

Pjanic qëndroi te Juve për katër vite, duke fituar shumë tituj.

“Jam i lumtur që kthehem këtu. Kam kaluar kohë të mirë këtu dhe kam shumë kujtime. Do të jem shumë i lumtur që do të shoh të gjithë sërish. Unë e njoh mentalitetin e Juventusit dhe e di që nesër do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të vështirë”, ka deklaruar Pjanic, përcjell lajmi.net.

“Juventus ka një mënyrë të re të të luajturit, por ata janë të gjithë lojtarë të mirë dhe Pirlo e di këtë shumë mirë. E njoh mjedisin dhe e di që të marrësh pikë nga Torino do të jetë e vështirë”./Lajmi.net/