Pizarro largohet nga Bayern

Sulmuesi Claudio Pizarro do të largohet nga Bayern Munich, në fund të këtij sezoni.

Sport

30/04/2015 11:33

Claudio Pizarro do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi peruan do të jetë futbollist i lirë në përfundim të edicionit, dhe nuk do të jetë më pjesë e gjigantit bavarez, ka bërë të ditur e përditshmja gjermane “Bild”.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur që mos t’ia vazhdojnë kontratën duke u përqendruar në përtëritjen e ekipit.