Pitoni gjigant gëlltitë një drenushë të tërë për vetëm pak orë (Foto)

Një piton gjigant gëlltiti një drenushë të tërë në Botswana, Afrikë, përderisa regjisori që e kapi këtë moment Matto Barfus thotë se ishte si ‘një ëndërr’.

Fun

03/09/2015 11:08

Regjisori holandez po priste të kapte momentin perfekt kur zvarraniku gjigant mbështolli drenushën e gjorë në tokat e Botswana-së, në një gëlltitje që zgjati disa orë.

Duket se gjarpri kishte arritur të kapë këmbët e prapme të kafshës, përderisa ajo ishte duke kaluar afër lumit Kwando në Afrikë të Jugut, transmeton Lajmi.net.

Barfuss kuptoi se diçka po ndodhte, kur ai vuri re një rrëmujë në distancë. 44-vjeçari tha: “Në atë kohë unë isha duke filmuar një dokumentar dhe kuptova se diçka e madhe po ndodhte në distancë. Unë menjëherë ndalova filmimin dhe nxitova në atë vend.”

Më pas, ai realizoi disa fotografi të këtij momenti të cilat mund t’i shihni më poshtë:

2BE58C9200000578-0-image-a-40_14411990018452BE58C7400000578-0-image-a-50_14412011614512BE58CA000000578-0-image-a-52_1441201165931 2BE58CA800000578-0-image-a-54_1441201488942 2BE58CC000000578-0-image-a-45_1441199153966 2BE58CC400000578-0-image-a-47_14412011494962BE58D1900000578-0-image-a-41_1441199026730