Piszczek, pasardhës i Dani Alves

Barcelona është duke menduar qysh tash për pasardhësin e Dani Alvesit. Mbrojtësi i djathtë i Borussia Dortmundit, Lukasz Piszczek shihet si zëvendësuesi ideal i futbollistit brazilian.

Sport

05/06/2014 15:19

Barcelona vazhdon të shikojë në Bundesliga. Sipas tabloidit gjerman “Sport”, në fakt gjiganti katalunas ia ka vënë syrin mbrojtësit të djathtë të Borussia Dortmundit, Lukasz Piszczek.

Futbolisti polak do të bëhej pasardhësi i Dani Alvesit, i cili mund të largohet nga Camp Nou gjatë kësaj vere.

29 vjeçari pëlqehej viteve të fundit edhe nga Real Madrid. Ndërkaq, Alves mund të përfundjoë në Francë, ku e kërkojnë Paris Saint Germaini dhe Monaco.