Pistorius shpallet fajtor për vrasje
Atleti olimpik e vrau të dashurën e tij Reeva Steenkamp në shkurt të vitit 2013 duke e qëlluar atë katër herë jashtë derës së tualetit.

Sport
Oscar Pistorius është shpallur fajtor për vrasje pasi një gjykatë në Afrikën e Jugut e përmbysi vendimin paraprak.
Atleti olimpik e vrau të dashurën e tij Reeva Steenkamp në shkurt të vitit 2013 duke e qëlluar atë katër herë jashtë derës së tualetit.
Ai është aktualisht nën arrest shtëpiak pasi kaloi një vit nga dënimi prej pesë vitesh, në burg, përcjell “Lajmi.net”.
Pistorius tani do të rikthehet në rigjykim, për vrasje. Avokati i Pistoriusit sqaroi se klienti i tij kishte menduar se një hajdut kishte hyrë në shtëpi.
Por, gjykatësi theksoi se identiteti i personit prapa derës ishte i pavend.