Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

Pistorius dënohet me 6 vjet burg

11:08 | 6 Korrik 2016

Gjykata në Afrikën e Jugut ka dënuar atletin me këmbë të amputuara, Oscar Pistorius, me gjashtë vjet burg për vrasjen e të dashurës së tij, Reeva Steenkamp.

Oscar Pistorius është dënuar me vetëm gjashtë vjet burg për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp.

Pistorius qëndroi para gjykatëses Thokozile Masipa e cila ia shqiptoi dënimin në dhomën e një gjykate në Afrikën e Jugut, të mërkurën, përcjell “Lajmi.net”.

Pistorious rrezikonte deri në 15 vjet burg pasi kishte shtënë mbi Steenkamp nëpërmjet një dere të tualetit në shtëpinë e tij më 2013.

Por, Masipa tha se rrethanat e rastit kanë bërë që atleti me këmbë të amputuara të shpëtojë me dënim më të lehtë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.