Pishina në Mitrovicë paralajmëron hapje dhe ndej – kundër masave të qeverisë

Një pishinë në Mitrovicë ka njoftuar se punon 24 orë dhe ky orar është kundër masave të qeverisë.

Lajme

04/08/2020 13:16

Qeveria e Kosovës si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit ka mbyllur disa biznese e në mesin e tyre edhe pishinat të cilat nuk i përmbahen rregullave të IKSHPK-së.

Madje në ditët e fundit disa pishina janë mbyllur për shkak se kanë punuar kundër rekomandimeve të IKSHPK-së, ndërkaq gjatë së hënës pronarët e pishinave kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës kundër masave të marra.

Është pishina “Mrizi i Zanave”, në Mitrovicë që një ditë pas kësaj proteste ka paralajmëruar se do të hapet sot me fillim prej orës 19:00, shkruan lajmi.net.

Madje në njoftimin e hapjes së kësaj pishine nuk tregohet asnjë masë mbrojtëse e as nuk thuhet nëse qytetarët do të duhet të mbajnë maska e distancë.

Po ashtu, në faqen e kësaj pishine thuhet se janë të hapur nga ora 08:00 deri në ora 00:00, gjë që është kundër masave të qeverisë, pasi që pas orës 22:30 ndalohet çdo lëvizje përveç personave me leje të veçantë. /Lajmi.net/