PISA publikon nesër rezultatet, lajme jo të mira për Kosovën

Faqja zyrtare e testit ndërkombëtar PISA ka paralajmëruar se rezultatet e këtij vlerësimi të vitit 2018,  bëhen publike botërisht  të martën me datë 3 dhjetor .

Lajme

02/12/2019 22:10

Në të njëjtën ditë edhe Ministria e Arsimit ka caktuar konferencë për media për ta prezantuar raportin e vlerësimit të nxënësve kosovarë, njofton Klan Kosova.

Por, është dikush që pretendon se tashmë e di rezultatin e testit që iu nënshtruan 15 vjeçarët. Veçse ky nuk ka lajme të mira.

Rinor Qehaja, si drejtor i  ‘Ed Guard’, një instituti që merret me fushën e arsimit, vlerëson se rezultatet e mira nuk vijnë nga përgatitja e momentit, apo mbajtja e testeve pilot që i kishte organizuar ministria e arsimit.

YouTube player