Pirlo: Po të kishim Dybalan dhe Moratan do ishte më lehtë

Trajneri I Juventusit, Andrea Pirlo, ka reaguar pas barazimit ndaj Veronas në kuadër të xhiros së 24-të të Serie A.

Sport

27/02/2021 23:23

Juventusi barazoi me Veronan me golat e Ronaldos dhe Barak, transmeton lajmi.net.

Në këtë ndeshje, munguan lojtarë të rëndësishëm dhe Andrea Pirlo tha se mungesa e tyre bëri dallimin.

Pirlo duke folur për “DAZN” tha se mungesat e penalizuan Juventusin.

“Të kesh lojtarë si Morata dhe Dybala në dispozicion nuk do t’ja lehtësonte punën vetëm Juventusit, por të gjithave skuadrave që do ti kishin ata”, përfundoi Andrea Pirlo.

Me këtë barazim, Juventusi mban pozitën e tretë me 46 pikë, ndërsa Verona qëndron në pozitën e nëntë me 35 pikë./Lajmi.net/