Pirlo: Ishte e thjeshtë për Ronaldon, ishte i motivuar për përballjen me rivalin e përjetshëm

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka thënë se ylli Cristiano Ronaldo ishte i motivuar për sfidën ndaj Lionel Messit.

Sport

09/12/2020 08:53

Portugezi shkëlqeu dje duke realizuar dy herë në fitoren 0 – 3 në “Camp Nou”, transmeton lajmi.net.

Pirlo ka zbuluar se Ronaldo ishte shumë i motivuar për këtë ndeshje, andaj ishte e lehtë.

“Ronaldo ishte shumë i motivuar për të bërë përformancë të mirë kundër rivalit të përjetshëm, kur je i motivuar, bëhet e thjeshtë”.

“Ka shumë ndeshje këtë sezon dhe nuk mund të bëhet me lehtë, por nuk duhet të harrojmë synimet, që është Seria A, andaj duhet koncentruar”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, Ronaldo tha se nuk e sheh Messin si rivali dhe që ka raporte shumë të mira./Lajmi.net/