Pirlo – Inter, nuk realizohet

Andrea Pirlo ka konfirmuar se nuk do të rikthehet në Serie A, pas spekulimeve se do të transferohet në Inter.

Merkato

14/01/2016 13:15

Andrea Pirlo nuk do të rikthehet në Serie A.

Mesfushori i New York City FC ka konfirmuar vendosmërinë e tij për të mbetur në Major League Soccer.

Ylli italian spekulohej me transferim në Inter. Por, ai u ka dhënë fund spekulimeve duke konfirmuar vendimin e tij.

“Inter? Disa skuadra kanë shprehur interesim për mua në javët e fundit”, u shpreh ai për “Corriere della Sera”, përcjell “Lajmi.net”.

“Por, kam marrën një vendim dhe nuk ka kuptim që ta ndryshoj pas vetëm disa muajsh. Po ashtu, është çështje respekti ndaj atyre që kanë investuar në mua”, theksoi Pirlo.