Pirlo: Gjasat minimale që Suarez të transferohet te Juventus

Andrea Pirlo ka dhënë komente edhe për merkaton e Juventus.

Sport

19/09/2020 16:31

Juventus nuk kanë mbyllur akoma pazaret në merkato, duke pasur synimin te një lojtar për fazën e sulmit.

Edin Dzeko dhe Luis Suarez janë dy emrat që së fundmi janë lidhur me një kalim të mundshëm në ‘Allianz Stadium’.

Megjithatë, lidhur me Suarez, shpresat e trajnerit të Juventus janë minimale për një transferim gjatë këtij afati kalimtar.

“Merr shumë kohë që të sigurosh pasaportën italiane, kështu që gjasat janë të vogla që Suarez të jetë qendërsulmuesi ynë”, ka thënë Pirlo, transmeton lajmi.net.

Suarez ditë më parë kaloi testin B1 për gjuhën italiane, por duket se procedurat janë akoma të gjata. /Lajmi.net/