Pirlo flet për situatën e CR7 një ditë para ndeshjes
Juventus janë ende duke pritur rezultatin e testit të Cristiano Ronaldos për COVID-19.

Sport
Portugezi ka dy javë që është testuar pozitiv në COVID-19, dhe rrezikon të humbas ndeshjen kundër Barcelonës që luhet ditën e mërkurë.
Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka deklaruar se janë duke pritur rezultatin e testit, për të vendosur për hapat e tjerë.
“Ne duhet të presim për rezultatin (nga testi i Ronaldos), unë mendoj se rezultati do të vijë sonte”, ka deklaruar Pirlo në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.
“Së pari të presim rezultatin dhe pastaj të shohim. Tani për tani, gjithçka është akoma në det të hapur dhe pastaj do të shohim”.
“Shpresojmë ta vlerësojmë, edhe nëse është e vështirë pas 15 ditësh jashtë veprimit”./Lajmi.net/