Pirlo e thotë troç: Inter ishin më të mirë dhe më konsistent se ne

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka pranuar se Interi kanë qenë më të mirë dhe më konsistent se ata këtë sezon.

Sport

14/05/2021 15:48

Bianconerët kërkojnë me çdo kusht të fitojnë ndeshjen ndaj Nerazzurrit dhe të marrin 3 pikë të cilat do të jenë të nevojshme për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

I pari i “Zonjës Vjetër” uroj klubin e Interit për fitimin e trofeut. “Inter kanë qenë më të mirë këtë sezon dhe më shumë konsistent se ne”, ka thënë ai në konferencën për shtyp.

“Nesër, përballja me kampionët e sapo kurorëzuar italianë na jep më shumë motivim. Mos të harrojmë se kemi një shans për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Interi do të përpiqet të fitojë ndeshjen”, ka thënë ai.

“Urime Inter për Scudetto, por ne mund të kishim bërë më shumë”.

Nesër me fillim nga ora 18:00 do të luhet ndeshja mes Juventusit dhe Interit, e cila do të jetë shumë e vlefshme për Bianconerin./Lajmi.net/