Pirlo e nis me ‘këmbë të mbarë’, Juventusi triumfon ndaj Sampdorias

Andrea Pirlo e ka nisur mbarë aventurën si trajner me Juventusin, duke fituar ndeshjen e parë të Serie A në sezonin e ri.

Sport

20/09/2020 22:37

Skuadra e tij mposhti 3:0 Sampdorian, duke nisur në mënyre prefekte mbrojtjen e titullit kampion të Serie A.

Dejan Kulusevski (13′) realizoi golin e parë me fanellën e Juves, falë një goditje fantastike.

Dy golat e tjetër vendasit i shënuan në gjysmën e dytë. Leonardo Bonucci (79′) dhe Cristiano Ronaldo (89′) u futën në listën e realizatorëve këtë takim.

Bardhezinjtë xhiron e ardhshme zhvillojnë derbin kundër Romës në ‘Olimpico’. /Lajmi.net/