Pirgje mbeturinash dhe një rrugë vështirë e kalueshme nga uji në Mati 1

Një e reshur shiu mjafton shpesh që të bllokojë rrugë të caktuara në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Lajme

14/11/2019 09:22

Edhe të reshurat e fundit kanë bërë që në një prej rrugëve të kësaj lagje të vështirësohet kalimi.

Përveç gjendjes së rrugës, afër një ndërtese vërehet edhe numër i madh i mbeturinave të ndryshme, transmeton Klan Kosova.

“Vrojtuesit e lagjes” kanë shpërndarë një fotografi me mbishkrimin “Katrahurë në Mati 1” e cila sqaron më së miri situatën e atjeshme.