Pique tallet me Suarezin

Dita e parë e Luis Suarezit në stërvitje me Barcelonën nuk shkoi edhe aq mirë. Sulmuesi uruguaian ishte cak i një shakaje nga qendërmbrojtësi Gerard Pique.

Sport

16/08/2014 14:33

Pas disa muajve të vështirë, Luis Suarez mendoi se me transferimin në Barcelonë do t’i tejkalojë ato, por e pati gabim.

Sulmuesi uruguaian stërviti me bashkëlojtarët e tij të rinj për herë të parë të premten por gjithçka nuk shkoi sipas planit. Suarez është ende i dënuar dhe nuk mund të luajë në ndeshje zyrtare deri në tetor pas kafshimit ndaj mbrojtësit italian Giorgio Chiellini në Kampionatin botëror.

Por, ai ka filluar të ngacmohet edhe nga shokët e rinj në Camp Nou. Gerard Pique e mashtroi ish golgeterin e Liverpoolin duke e detyruar të ngritet për ta ndalur një top para se ai t’ia hiqte me dorë.

Mos u merakos Luis, do të ketë ditë më të mira.