Pique tallet me gabimin e Realit (FOTO)

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka “qeshur me lot” për gabimin e Real Madridit në aktivizimin e Denis Cheryshevit të suspenduar në duelin kundër Cadizit në Copa del Rey.

Sport

03/12/2015 09:17

Gerard Pique ka “qeshur me lot” për gabimin e Real Madridit në aktivizimin e Denis Cheryshevit të suspenduar në duelin kundër Cadizit në Copa del Rey.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës ka bërë një postim në rrjetin social Twitter, që qartë ishte për gabimin e “Los Blancos”, përcjell “Lajmi.net”.

Me figura duke qeshur me lot, Pique reagoi për lajmin se Real Madrid mund ta paguajë gabimin me përjashtim nga Copa del Rey.