Pique pensionohet në Barcelonë

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka insistuar se dëshiron të pensionohet në gjigantin katalan.

Sport

13/02/2015 11:36

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi.

Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth mundësisë së largimit të tij në fund të këtij sezoni, Pique ka theksuar se dëshiron të pensionohet në Camp Nou.

“Me siguri mund t’ju them se dua të pensionohem në Barcelonë, në fund të këtij sezoni ose pas gjashtë vjetësh”, deklaroi ai.

“Nuk dua të luaj për asnjë klub tjetër përveç Barcelonës”, u shpreh Pique.