Pique nuk largohet nga Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se nuk planifikon të largohet nga klubi, pavarësisht se së fundmi nuk është aktivizuar në formacionin bazë nga trajneri Luis Enrique.

Sport

15/11/2014 09:07

Gerard Pique ka sqaruar situatën e tij në Barcelonë pas shumë spekulimeve rreth largimit të tij nga klubi.

Qendërmbrojtësi ka përfunduar në radar të shumë klubeve evropiane pas njoftimeve se mund të largohet nga Camp Nou, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, ai ka insistuar se nuk e ka ndërmend të braktis klubin.

“Nuk do të kërkoj të largohem nga Barcelona vetëm për shkak të disa ndeshjeve që nuk i kam luajtur, nuk është në rregull”, deklaroi Pique për ‘MovistarTv”.

“Raporti im me Luis Enriquen është sikur me miliona të tjerë në botën e futbollit. Ai vendos kurse ne duhet të mundohemi të bëjmë atë që ai kërkon”, u shpreh Pique.