Pique kërkon një rekord të pazakonshëm ndaj Real Betis

Qendër mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është në kërkim  të një rekordi interesant.

Sport

17/03/2019 16:01

Këtë rekord ai mund të arrijë në ndeshjen sonte në ndeshjen kundër Real Betis, që luhet me fillim nga ora 20:45.

Mbrojtësi katalan ka nevojë për vetëm një gol, në mënyrë që për herë të parë në karrierën e tij të shënoj në tri ndeshje radhazi për Barcelonën, përcjell lajmi.net.

Ai ka shënuar edhe në dy ndeshjet e kaluara kundër Rayo Vallecano në La Liga dhe Olympiqu Lyon në Ligën e Kampionëve.

Ky është tentimi i tij i katërt për të arritur këtë gjë, që kur u transferua tek Barca në sezonin 2008/2009. /Lajmi.net/