Pique: Jam i bindur se Enrique do të qëndrojë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është shprehur i bindur se trajneri i skuadrës së tij, Luis Enrique nuk do të largohet nga Blaugranët.

Sport

07/06/2015 20:34

Pique është shprehur i bindur në qëndrimin e Luis Enrique te skuadra e Barcelonës.

“Nuk është vendi im që të them nëse ai do të qëndrojë apo jo”, tha spanjolli.

“Por, shikoni mënyrën sesi ai festoi fitoren, ai e dashuron këtë skuadër. Jam i bindur se ai do të qëndrojë”, përfundoi Pique.