Pique e Shakira mendojnë për martesë

Futbollisti spanjoll Gerard Pique dhe këngëtarja kolumbiane Shakira po mendojnë ta marrin hapin më të rëndësishëm në jetë, të martohen. Çifti i njohur tashmë e ka një fëmijë, vogëlushin Milan, ndërsa krahas martesës, ata planifikojnë të kenë edhe fëmijë të tjerë. Kështu të paktën thotë këngëtarja e hitit më të fundit “Cant remember to forget…

ShowBiz

06/02/2014 15:30

Futbollisti spanjoll Gerard Pique dhe këngëtarja kolumbiane Shakira po mendojnë ta marrin hapin më të rëndësishëm në jetë, të martohen.

Çifti i njohur tashmë e ka një fëmijë, vogëlushin Milan, ndërsa krahas martesës, ata planifikojnë të kenë edhe fëmijë të tjerë.

Kështu të paktën thotë këngëtarja e hitit më të fundit “Cant remember to forget you”, në duet më këngëtaren nga Barbados, Rihanna.

“Ajo që është e rëndësishme për Gerardin dhe për mua është ajo që ne kemi tani. Pra, martesa do të jetë vetëm një më shumë nga ngjarjet në dashurinë tonë. Megjithëse, pse jo? Për këtë njeri unë do të bëja gjithçka. Pra, po, unë do të martohem pa e menduar”, thotë Shakira.

– “Sigurisht, unë do të kem më shumë fëmijë. Për të qenë e sinqertë, ne jemi duke menduar për një të dytë dhe madje edhe një të tretë. Gerard është i bindur se do të ketë tre, por unë dua dy, kështu që ne jemi duke negociuar”, përfundoi ajo.