Pippi Ronaldo!
Përveç humbjes 1:0 nga Portugalia në duelin e parë të barazhit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, mediat suedeze janë hidhëruar edhe me diçka tjetër, sjelljen e Cristiano Ronaldos gjatë duelit në Estadio de Luz të Lisbonës. Ylli i Real Madridit realizoi golin e vetëm të fitores së skuadrës së tij, por ra në sy…

Sport
Përveç humbjes 1:0 nga Portugalia në duelin e parë të barazhit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, mediat suedeze janë hidhëruar edhe me diçka tjetër, sjelljen e Cristiano Ronaldos gjatë duelit në Estadio de Luz të Lisbonës.
Ylli i Real Madridit realizoi golin e vetëm të fitores së skuadrës së tij, por ra në sy edhe për disa veprime të pahijshme në drejtim të futbollistëve suedez.
Andaj, e përditshmja suedeze Expressen ka vendosur t’i hakmerret Ronaldos para ndeshjes së kthimit sonte, duke e krahasuar atë me Pipi Çorapgjatën, aktoren e filmave për fëmijë, të shndërruar në porno-yll. Ky përshkrim ka zgjuar reagim të ashpër nga mediet portugeze.
“Ishte një hakmarrje e vogël nga Suedia”, shkroi Diario de Noticias, kurse Journal de Noticias shtoi: “Suedia kundërpërgjigjet”.
A Bola e përshkroi krahasimin si “Provokim i drejtpërdrejtë”. Sonte do ta shohim reagimin e Ronaldos, i cili së bashku me Portugalinë e tij do të mundohet ta ruajë avantazhin në mënyrë që të sigurojë pjesëmarrjen në Botërorin 2014 në Brazil.