Pippen: Kobe ishte më i mirë se Jordan

Scottie Pippen ka ndezur polemika duke pretenduar se Kobe Bryant ishte një basketbollist më i mirë se ish-shoku i tij i skuadrës Michael Jordan.

Sport

27/05/2020 15:10

Dy ish-lojtarët e Chicago Bulls morën pjesë në dokumentarin ‘The Last Dance’ për sezonet e Jordan me ekipin.

“[Kobe] u përpoq aq shumë për të qenë Michael Jordan”, tha Pippen për Essential Sports, transmeton lajmi.net.

“Kur kthehem dhe shikoj videot e tij dhe i them vetes: ‘Damn ai ishte më i mirë se Michael Jordan’.

“Ai punoi shumë. Ky fëmijë doli nga shkolla e mesme. Ai nuk shkoi të luante për Karolinën e Veriut nën  Dean Smith”.

“Kobe ishte një djalë shumë inteligjent dhe ai besonte në përpjekjen për të qenë më i miri”, tha i nënvlerësuari në dokumentarin ‘The Last Dance’, Pippen. /Lajmi.net/