Piot: Jemi në fillim, me koronavirusin do të bashkëjetojmë me vite

Peter Piot, ndihmësi i Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbi krizën e koronavirusit ka deklaruar se pandemia është vetëm në fillimet e saj dhe qytetarët në të gjithë botën janë të detyruar të luftojnë për një kohë të gjatë me të.

Bota

02/07/2020 23:24

Piot deklaroi se kemi të konfirmuar 10 milionë raste në të gjithë botën, por mendoj se janë mbi 20 milionë.

Ai mendon se shumë shpejt do të kalohet shifra gjysmë milion viktima, ku bashkë me HIV-in dhe gripin spanjoll të 1918-ës, kjo është epidemia dhe kriza sociale më e madhe në kohë paqeje.

“<Jemi në fillim të pandemisë. Sa kohë që do të ketë persona që preken, virusi është shumë i disponueshëm të përhapet sepse ka nevojë për qelizat tona për të mbijetuar”, shprehet virologu belg.

Sipas tij, edhe pse situata duket e qëndrueshme momentalisht në disa vende të Europës, përsëri duhet të përgatitemi për një valë të dytë.

“Shpresoj të mos jetë një tsunami, por shpërthim vatrash sporadike siç kemi tani. Duhet të përgatitemi sa më shpejt. Kam shpresë kur shikoj se si vende dhe kompani të ndryshme po bashkëpunojnë për vaksinën dhe ilaçet, tha ai.

Në vitin 1976, në moshën 27 vjeçare, Piot bashkëpunoi për zbulimin e ebolës dhe në 40 vitet e fundit, mësohet se ka studiuar disa nga sëmundjet infektive më të mëdha të planetit.

Nga viti 1995, deri në vitin 2008 ka drejtuar Programin e Kombeve të Bashkuara për HIV/SIDA.

Pavarësisht eksperiencës edhe Piot ishte i papërgatitur për përballjen direkte me Covid-19, me të cilin luftoi për 3 muaj.

Tani jam mirë, por mësova se ky virus është më shumë se një grip. Problemi është komunikimet zyrtare që dëgjojmë flasin për zbutjen e kurbës së infektimit dhe lënë pas dore njeriun, kur në fakt bëhet fjalë për një krizë që ka lidhje me njerëzit.

Problemi i dytë është perceptimi që kanë njerëzit për këtë sëmundje. Nuk është një sëmundje që kalohet lehtë ose në terapi intensive. Shumë njerëz do të mbeten më sëmundje kronike pas Covid-19”, shpjegoi Piot.

Ai theksoi se pandemia mund të zgjasë me vite, pasi vaksina nuk do të jetë e lehtë për t’u zbuluar.Nëse vaksina nuk zbulohet, ne do të jemi të detyruar të bashkëjetojmë me virusin për vite me radhë, u shpreh Peter Piot.