Pioli zbulon sekretin e suksesit te Milan

Stefano Pioli ka folur për sekretin për fillimin e mbarë të sezonit të Milan, pasi morën një tjetër fitore të enjten mbrëma, duke mposhtur Celticun në Ligën e Evropës.

Sport

23/10/2020 08:58

Me një fitore 3:1 ndaj kampionëve të Skocisë në Ligën e Evropës, Milan e nisi në mënyrën më të mirë fushatën e tyre në grupin H.

Kjo fitore erdhi pesë ditë pas triumfit në derbin e qytetit kundër Interit, ku fituan 2:1.

“Ne e trajtuam mirë ndeshjen, edhe nëse në pjesën e dytë ishim më pak teknikisht të saktë dhe rrezikonim pak”, ka deklaruar Pioli, përcjell lajmi.net.

“Ishte e rëndësishme të tregojmë se nuk jemi një ekip normal që tregon pak stimul pas një fitoreje të tillë të dëshiruar si ishte derbi”.

“Sekreti? Ne të gjithë punojmë në një drejtim, klubi, stafi teknik, lojtarët, të gjithë ndihemi të përfshirë”./Lajmi.net/