Pioli për ndeshjen ndaj Interit: Humbje që dhemb

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka komentuar pas humbjes së ekipit të tij. ‘Rossoneri’ nuk po kalon në një formë aspak të mirë këtë sezon. Ata nuk po bindin me lojë dhe rezultate, duke mbetur kështu shumë prapa garës për mbrojtjen e titullit. Milani mbrëmë mori edhe goditjen e radhës, pasi u mposht 1:0 nga…

Sport

06/02/2023 09:01

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka komentuar pas humbjes së ekipit të tij.

‘Rossoneri’ nuk po kalon në një formë aspak të mirë këtë sezon.

Ata nuk po bindin me lojë dhe rezultate, duke mbetur kështu shumë prapa garës për mbrojtjen e titullit.

Milani mbrëmë mori edhe goditjen e radhës, pasi u mposht 1:0 nga rivali i qytetit, Interi.

Pas ndeshjes foli vet trajneri i ekipit, duke u shpreh i mërzitur me situatën që ata po kalojnë.

“Dëshironim ta kishim një qëndrim defanziv paksa më kompakt. Nuk jemi mbrojtur keq, por me topin në këmbë duhet të bëjmë më mirë. Jemi gjendur të papërgatitur me topin joaktiv. Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe luajtëm më mirë”, u shpreh trajneri Pioli për ‘DAZN’.

“Ndeshjet negative na kanë hequr besimin dhe bindjen. I kemi disa mungesa dhe disa lojtarë nuk janë në formë. Duhet ta rifillojmë nga sonte: është një humbje që dhemb, që na bën të ndihemi keq, por e kemi gjetur anën solide, e cila mund të na mundësojë të rikthehemi në nivelet tona”, përfundoi trajneri italian.

Pas humbjes nga Interi, Milani pozicionohen në vendin e gjashtë me 38 pikë, plot 18 pikë më pak se lideri i Serie A, Napoli./Lajmi.net/