Pioli për humbjen ndaj Udinese: Paraqitje e pamjaftueshme
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka komentuar humbjen ndaj Udinese. Milani po kalon në një formë jo të mirë këtë sezon, duke mbetur 20 pikë prapa vendit të parë, Napolit. ‘Rossoneri’ edhe mbrëmë u befasua në udhëtim te Udinese, pasi pësoi humbje 3:1. Pas ndeshjes trajneri i klubit u shpreh i pakënaqur, duke thënë që…

Sport
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka komentuar humbjen ndaj Udinese.
Milani po kalon në një formë jo të mirë këtë sezon, duke mbetur 20 pikë prapa vendit të parë, Napolit.
‘Rossoneri’ edhe mbrëmë u befasua në udhëtim te Udinese, pasi pësoi humbje 3:1.
Pas ndeshjes trajneri i klubit u shpreh i pakënaqur, duke thënë që kanë bërë paraqitje të pamjaftueshme në atë ndeshje
“Pati shumë momente në ndeshje që ndikuan në rezultat. Paraqitja jonë ishte e pamjaftueshme, për cilësinë dhe energjinë që dhamë në fushë. Episodet peshojnë shumë dhe të përfundonim pjesën e parë në barazim padyshim që do të ishte më mirë. Ne nuk ishim një ekip i tillë për të marrë një rezultat ndryshe. Duhet dhe duhet të bëjmë më mirë”, u shpreh Pioli.
Pas humbjes së mbrëmshme Milani qëndron në vendin e katër me 48 pikë, 20 më pak se lideri Napoli./Lajmi.net/