Pioli: Kemi idetë tona për merkaton, tani do të vlerësojmë gjithçka

Stefano Pioli ka dhënë disa komente lidhur me ecurinë e Milanit në merkato.

Sport

04/07/2022 17:01

Trajneri i Milan ka thënë se skuadra tashmë ka të qarta idetë për merkaton, por duhen vlerësuar edhe disa rrethana të tjera.

“Ne kemi idetë tona për merkaton. Tani duhet të vlerësojmë çfarë kemi aty. Pobega është kthyer pas një sezoni të shkëlqyer dhe është lojtar i fortë që na ndihmon fizikisht në disa ndeshje. Adli arriti dhe është lojtar shumë interesant”, ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.

“Ne e dimë se si të bëhen zgjidhjet e duhura. Klubi ka kapacitet për këtë”, shtoi tutje italiani.

Pioli arriti të fitonte titullin e kampionit me skuadrën e Milan sezonin e kaluar dhe synimi është të ruajë këtë epitet edhe pas sezonit tjetër. /Lajmi.net/