Pioli bën tatuazh ‘Scudetton’ e fituar me Milanin
Stefano Pioli është shpallur kampion i Italisë, me skuadrën e Milan.

Sport
Trajneri i ‘Rossoneri’ ka fituar titullin e parë në karrierën e tij prej trajneri, pasi e mbylli sezonin në pozitën e parë me fitoren ndaj Sassuolo.
Titulli i parë në karrierën e Pioli dhe i 19-ti për Milan në Serie A, nuk ishte i thjeshtë, përcjell lajmi.net.
Së fundmi është publikuar një fotografi e trajnerit Pioli, ku ai shihet me një tatuazh të ri.
Tatuazhi i është dedikuar pikërisht ‘Scudettos’ së 19-të në Serie A.
Më poshtë mund ta shihni fotografinë për të cilën bëhet fjalë. /Lajmi.net/
Mister Pioli with the 19th badge tattoo on his arm ?⚫️ pic.twitter.com/4tq4vOMBUz
— CHAMPIONS OF ITALY ? (@MilanEye) May 23, 2022