Pinto, trajner i portierëve në Barcelonë

Jose Manuel Pinto pritet të pensionohet në fund të këtij sezoni. Mirëpo, ai mund të mbetet ende në Barcelonë. 38-vjeçari konsiderohet si kandidat për postin e trajnerit të portierëve në Camp Nou.

Sport

14/05/2014 14:45

Pas Victor Valdesit, edhe Jose Manuel Pinto mund të përshëndetet nga porta e Barcelonës.

38-vjeçari, për dallim nga Valdes i cili ka vendosur të vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër, pritet të pensionohet në fund të këtij sezoni.

Mirëpo, Pinto mund të mbetet në Camp Nou.

Sipas të përditshmes sportive madrilen Marca, kryesia e Barcelonës është duke shqyrtuar mundësinë e ofrimit të një roli të ri për Pinton, si trajner i portierëve.

Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshje me portierin e Borussia Monchengladbachut, Marc Andre-Ter Stegen, kurse në rast se Pinto i varë këpucët në gozhdë, atëherë lehtë mund të ndodhë që gjiganti katalan të sjell edhe një tjetër portier.