Pink doli pozitive me COVID-19, bën gjestin e madh

Pink ka dhuruar 1 milion dollarë për të luftuar pandeminë, pas disa javësh që u testua pozivite me këtë virus.

ShowBiz

04/04/2020 09:46

Pink tha të premten në rrjete sociale se ajo dhe djali i saj kaluan disa javë izolim, pasi u testuan pozitiv për COVID-19, por disa ditë më parë ata të dy dolën negativ me këtë virus, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Ajo tha kur asaj dhe 3-vjeçarit, Jameson filluan t’i shfaqeshin simptomat dy javë më parë ata tashmë ishin strehuar në vend.

Pink tha se ndihej me fat që mjeku i saj ishte në gjendje ta testonte atë dhe djalin e saj.

“Është një dështim absolut i qeverisë sonë për të bërë testime më të arritshme”, shkroi ajo në Twitter.

Ajo tha se testimi duhet të jetë më i disponueshëm për të “mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona.”

Këngëtarja shtoi se po dhuron 1 milion dollarë për fondin e  urgjencës së Spitalit Universitar të Tempullit dhe Fondin e Krizave të Urgjencës së COVID-19 në Los Angeles.

“Faleminderit për të gjithë profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë në botë që po punojnë kaq shumë për të mbrojtur të dashurit tanë,” shkroi ajo. /Lajmi.net/