Piloti i helikopterit të rrëzuar në Spanjë, ishte një shqiptar
Helikopteri i rrëzuar dje në Spanjë, në të cilin ndodheshin rreth 800 kg hashash të ndarë në më shumë se 30 pako, drejtohej nga një shqiptar, pjesëtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Lajme
Në bordin e helikopter të rrëzuar dje nga Garda Spanjolle, i cili mbante drogë, gjendej edhe një i major i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë është njoftuar nga Garda Spanjolle se ka rrëzuar një helikopter me drogë, në bordin e të cilit ishte pilot një major shqiptar.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në Kuvend e Shqipërisë, transmeton Top Chanell.
“Majori që drejtonte helikopterin e nisur nga Maroku, ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura, ishte graduar në vitin 2009”, u shpreh Rama, pa dhënë detaje rreth identitetit të këtij personi.
Ndërkohë, mediat spanjolle e kanë raportuar së fundmi këtë ngjarje, duke saktësuar se në bordin e helikopterit ndodheshin dy persona, njëri spanjoll dhe tjetri i huaj, të cilët transportonin rreth 800 kg hashash të ndara në më shumë se 30 pako.
Helikopteri i ngarkuar me drogë është përplasur me një shtyllë tensioni në Cortes de la Frontera të Malagës.
Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së martë, sipas gazetave ‘Diario Sur’ dhe ‘Malaga Hoy’.
Helikopteri ishte lyer me të zezë, gjë që bëhet për të mos u pikasur gjatë fluturimit natën.