Piktorja Tünzale Memmedzade, shkroi Kur’anin në faqet e mëndafshit
"Isha shumë entuziaste për të pëfunduar këtë punë. Kjo është kryevepra ime. Falënderoj Allahun që kam përfunduar një vepër të tillë, tha piktorja dhe artistja Memmedzade

Bota
Piktorja dhe artistja e dekorit nga Azerbajxhani Tünzale Memmedzade (33), ka përgatitur Kur’anin në faqe transparente prej mëndafshi.
Në Kur’anin e përgatitur me ajetet e shkruara mbi mëndafsh nga Memmedzade janë përdorur 50 metra mëndafsh transparent i zi, 1.500 mililitra bojë ari dhe argjendi.
Tünzale Memmedzade, për Kur’anin me përmasat 29 x 33 centimetra është frymëzuar mbi kopjet e librit të shtypur nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë.
Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Memmedzade duke e cilësuar si “kryeveprën time” tha se e ka përgatitur Kur’anin për tre vite me dëshirën për të sjellë një ripërtëritje në artin e saj që ajo e bën për shumë vite. /AA/