Picula zgjidhet kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Kosovën

Deputeti kroat Tonino Picula është zgjedhur kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnje e Hecergovinën. 

Lajme

14/10/2014 12:27

Ai është zgjedhur për një mandat 5 vjeçar në sesionin e 8-të të Parlamentit Evropian, u njoftua të hënën në mbrëmje nga kabineti i Piculas.

“Bosnja dhe Kosova janë duke u ballafaquar me sfida serioze dhe përpjekje serioze në ambiciet e tyre që përfundimisht t’i bashkohen BE-së. Së bashku me kolegët e delegacionit do të paraqesë të gjithë përvojën, njohuritë dhe vullnetin e mirë për t’i ndihmuar ato në realizimin e këtyre ambicieve”, tha Picula. (lajmi.net)