Pianisti me famë botërore, maratonë muzikore 20-orëshe kundër Covid-19

Igor Levit me maratonë muzikore kundër virusit Covid-19.

ShowBiz

31/05/2020 13:37

Pianisti me famë botërore, ruso-gjermani Igor Levit planifikon të luajë një muzikë të vetme që zgjat 20 orë për të rritur ndërgjegjësimin për problemet e artistëve mes pandemisë koronavirus, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

“Këto kohë janë brutale për artistët – fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Kjo është arsyeja pse kjo pjesë funksionon aq mirë, mendoj, për të rritur ndërgjegjësimin për atë që po kalojmë.Artistët kanë nevojë për skenën. Situata aktuale është jashtëzakonisht e vështirë”, u shpreh ai.

Koncerti i Levit filloi dje në orën 12:00 GMT dhe përfundon sot në mesditë.

Ai po transmetohet nga një studio në Berlin përmes disa kanaleve të medieve sociale duke përfshirë llogaritë e muzikantit në Instagram dhe Twitter./Lajmi.net/