“Philip Morris” së shpejti në treg me cigare marijuhane

Kompania “Philip Morris”, prodhuesja më e madhe në botë i cigareve njoftoi vitin e shkuar se do të prodhojë cigare marijuhane, kjo falë edhe legalizimit të kësaj bime në dy shtete të Amerikës.

Bota

28/02/2015 19:13

E prodhuar nën markën “Marlboro M”, paketat do të jenë në dispozicion në pikat e licencuara për shitjen e marijuhanës në shtetin e Kolorados dhe Uashington, të cilat e kanë legalizuar kultivimin dhe përdorimin e marijuanës për nevoja mjekësore dhe deri në një masë të caktuar.

Serafin Norcik, zëvendëspresidenti i “Philip Morris”, në një intervistë për mediat amerikane tha se kompania ka kohë që e studion mundësinë e tregtimit të cigareve kanabis. Ai tha se kompania prej një kohe të gjatë ka monitoruar tregun dhe legalizimi në Uashington dhe Kolorado është një shenjë e mirë për kompaninë.

Pas legalizimit në këto vende, kompania ka vendosur të nisë prodhimin e paketës “Marlboro M”.

Norcik tha se ata kanë filluar të kontaktojnë me kultivuesit legalë të marijuhanës në Meksikë dhe Paraguai, aktualisht vendet më të mëdha në botë për kultivimin e bimës narkotike, për mundësinë e krijimit të një rrjeti shpërndarje nëpër Amerikën e Jugut.

Në Shtetet e Bashkuara janë të ndaluara reklamat e duhanit, por kjo nuk e ka penguar “Philip Morris” që të krijojë një buxhet prej 15 miliardë dollarë vetëm për reklamimin dhe fushatat e promovimit të “Marlboro M”.

Kompania aktualisht është në fazën e negociatave me prodhuesit dhe shpërndarësit e tjerë në botë, me qëllim krijimin e një rrjeti të sigurt tregtar.

“Marlboro M” pritet të prodhohet brenda 5-mujorit të parë të vitit 2015.

Nisma u reklamua edhe në finalen e Superbowl për vitin 2015, aktiviteti më i ndjekur sportiv në ShBA. Duke qenë se në Amerikë ndalohet reklamimi i duhanit, ajo u shfaq vetëm me shkronjën “M” dhe me pak tym në sfond.

Në momentin që nisma u bë publike në mediat amerikane, aksionet e kompanisë “Philip Morris” pësuan një rritje në vlerë brenda disa orësh, një sinjal ky për interesin në rritje për këtë biznes.