Philadelphia 76ers vazhdon me serinë pozitive, triumfon ndaj San Antonio Spurs

Philadelphia ka marrë fitoren e radhës. Ata mposhtën 137 – 125 skuadrën e San Antoni, shkruan lajmi.net. Ndeshja nisi me lojë të mirë nga të dy skuadrat. Madje çerekun e parë e mbyllën me rezultat të barabartë. Diferencën në këtë takimi Philadelphia e bën në çerekun e dytë, atë e fituan me 12 pikë më…

Sport

04/02/2023 08:49

Philadelphia ka marrë fitoren e radhës.

Ata mposhtën 137 – 125 skuadrën e San Antoni, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi me lojë të mirë nga të dy skuadrat.

Madje çerekun e parë e mbyllën me rezultat të barabartë.

Diferencën në këtë takimi Philadelphia e bën në çerekun e dytë, atë e fituan me 12 pikë më shumë se Spurs.

Më pas edhe në të tretin më efikas ishin skuadra triumfuese, por Spurs e morën vetën në çerekun e fundit, por e pamjaftueshme për të marrë fitoren.

Drejt fitores ekipin e Philadelphias e çoi ylli i ekipit, Joel Embiid, ai shënoi plot 33 pikë, bëri 10 kërcime dhe dhuroi katër asistime.

Për Spurs i dalluar ishte Malaki Branham me 26 pikë, dy kërcime dhe tri asistime.

Pas 51 xhirove në NBA këtë edicion Philadelphia numëron 34 fitore, teksa ka 17 humbje.

Kurse San Antonio kanë vetëm 14 fitore dhe plot 39 humbje./Lajmi.net/