Phil Foden zgjidhet lojtari më i mirë i ri në Premier League

Phil Foden është zgjedhur lojtari më i mirë i ri në Premier League.

Sport

21/05/2022 11:14

Mesfushori performoi mjaft mirë në këtë sezon me Manchester Cityn, duke qenë i paprekshëm nga formacioni startues për “Qytetarët”.

Paraprakisht, çmimin e lojtarit më të mirë në ligë e fitoi bashkëlojtari i tij Kevin De Bruyne.

Skuadra e Pep Guardiolas është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e shtatë të kampionit në Angli.

Në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villes i duhet një fitore për t’u dekoruar si më e mira e këtij sezoni në elitën e futbollit angleze.

Foden shënoi nëntë gola dhe pesë asistime në këtë sezon në Premier League./Lajmi.net/