Phelps u kthye për ta mbajtur formën

Michael Phelps thotë se iu rikthye notit për t’u kthyer në formë, të cilën e ka humbur në dy vitet e fundit, pas pensionimit. Kampioni olimpik beson se mund të arrijë ende suksese, para se të pensionohet përfundimisht.

Sport

24/04/2014 16:15

Kampioni olimpik i notit, Michael Phelps ka thënë se ka vendosur t’i kthehet këtij sporti, pasi ka shtuar peshë dhe dëshiron të kthehet në formën ideale.

28 vjeçari e kishte mbyllur karrierën pas Olimpiadës së Londrës, pasi e arriti numrin prej 22 medaljesh, por e kishte konfirmuar rikthimin në not në fillim të këtij muaji.

Gara e parë e Phelps do të jetë në Mesa Gran Prix të enjten, në stilin flutur, 100 metra.

“Arsyeja se përse i jam kthyer notit ishte rikthimi i formës. Për një moment kam arritur në 102 kilogramë peshë, ndërsa kur notoja në Londër, i kisha 85 kilogramë. Kështu që, kam shtuar peshë shumë shpejtë. Doja ta dija se sa peshë mund të humbisja dhe se sa mund të zhvillohem”, deklaroi notuesi amerikan.

Trajneri i Phelps, Bob Boëman kishte thënë se notari amerikan ishte komplet jashtë formës, kur ishte rikthyer në pishinë në fund të vitit të kaluar, por tash ai ka avancuar.

Boëman dhe Phelps besojnë ende se amerikani mund të fitojë ende medalje në Olimpiadën e Rio de Janeiros në vitin 2016.