“Phantom” nga Butrint Imeri po pëlqehet shumë, arrin 12 milionë klikime brenda disa javësh

Kënga e re e Butrint Imerit po pëlqehet jashtë mase.

ShowBiz

22/01/2021 16:04

Suksesi i kësaj kënge ishte vërejtur që nga sekuencat e para të publikuara nga Butrinti në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Butrinti e solli  “Phantom” me stil shumë më ndryshe se sa jemi mësuar ta shohim deri tani dhe duket se adhuruesit e muzikës së tij e kanë pëlqyer këtë ndryshim.

Ndërsa për këtë këngë Butrinti ka zgjedhur si protagoniste kryesore, bukuroshen Arta Nitaj, e cila u shfaq me skena super seksi.
Kjo këngë tashmë ka marrë 12 milionë klikime dhe Butrinti duket i lumtur për këtë fakt./Lajmi.net/
YouTube player