Pezullohet nga puna sekretari i përgjithshëm i MSH-së

Naim Bardiqi, i cili mbante pozitën e sekretarit të përgjithshëm në MSH është pezulluar nga puna.

Lajme

15/07/2020 10:21

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi është pezulluar nga puna.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bardiqi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, duke treguar se këtë post më nuk e ushtron që nga 10 korriku, shkruan lajmi.net.

Bardiqi nuk ka treguar arsyet e pezullimit të tij nga kjo pozitë.

Njoftimi i plotë i Bardiqit, pa ndërhyrje:

Të nderuar miqë, dashamirë, familjarë ju njoftoj se më datë 10.07.2020 jam pezulluar nga puna si Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e shëndetësisë.

Ju siguroj dhe betohem se punën e kam bërë DINJITETSHëM dhe përkushtim etik, moral e profesional!

Ju jam shumë mirënjohës për mesazhet tuaja.

Do e vecoj nje mesazh (sms në telefon) të një miku të cilin e cmoj shumë lart dhe me PëRULJE:

“Përshëndetje doktor, Së pari uroj të jesh mirë ti dhe familja. Së dyti jam thell i zhgënjyer me largimin tuaj nga ajo pozitë, për mua është si ta largosh uahstarin ma të mirë nga vija a frontit, po besoj se i kanë vrarë shpresat për shumëkend, dhe po ja vrave shpresat njeriut ai mbetet pa vlerë… Zoti të dhashtë shëndetin dhe qetësinë, sepse për cdo gjë ka një zgjedhje- kur mbyllet një derë, hapet një tjetër… Shpirtërisht dhe mendërisht afër teje… “. /Lajmi.net/