Petrucci arrin marrëveshje me KTM

Danilo Petrucci ka arritur marrëveshje për të ardhmen e tij.

Sport

19/06/2020 19:57

Piloti italian i Moto GP, Danilo Petrucci, thuhet të ketë arritur një marrëveshje me skuadrën e KTM, për sezonin 2021, transmeton lajmi.net.

Siç është raportuar më herët gjatë kësaj jave, Pol Espargaro do të largohet nga KTM në fund të këtij sezoni, kurse vendin e tij do ta zë Petrucci.

Petrucci së fundmi kishte konfirmuar se do të largohet nga Ducati pas këtij viti, dhe siç raporton ‘Gazzetta dello Sport’, ai ka takuar skuadrën e KTM në Austri, gjatë së mërkurës.

Shumë zëra thonë se piloti veçse ka vënë firmën e tij mbi kontratën me KTM.

Mbetet të shihet nëse piloti ose skuadra do të zyrtarizojnë ndonjë gjë gjatë kësaj jave, apo do të pritet fundi i sezonit. /Lajmi.net/