Petroviq: S’patëm mundësi të intervenojmë drejtpërdrejt në veri
Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Pushtetit Lokal ka thënë se do të angazhohet që të gjejë në zgjidhje duke ftuar kryetarin e Mitrovicës Veriore dhe atë të Mitrovicës Jugore për një marrëveshje, duke iu përmbajtur Marrëveshjes së Brukselit.
Lajme
Petroviq në “Info Magazine” të Klan Kosovës ka thënë se kanë miratuar një projekt kulturor që rregullon pikërisht edhe rrugën mbi urën e lumit Ibër.
Ndërsa, si Qeveri e Republikës së Kosovës, ka shtuar ai, nuk kanë mundur të intervenojnë në diçka drejtpërdrejt.
“Ne si ministri kemi miratuar projektin kulturor që ka të bëjë me rregullimin pikërisht të kësaj rruge. Infrastrukturës së saj, vendosjen e shtyllave për ndriçim. Pra, e gjithë ajo që është e domosdoshme për njerëzit atje”, ka thënë Petroviq.
“Në këtë drejtim kemi bërë një hap përpara. Ndërsa deri tani s’kemi pasur mundësi që si Qeveri të investojmë drejtpërdrejtë në diçka”.
Sipas Petroviqit, ata do të intervenojnë kur të kenë mundësinë për të ndihmuar, ndërsa përmes projektit të lartëcekur do të zbukurohet edhe pjesa veriore e Mitrovicës.
“Përmes këtij projekti do të kemi edhe rregullimin e asfaltimin e rrugës dhe, natyrisht, do ta zbukurojmë edhe atë pjesë të qytetit”.