Petroviq: Kemi fakte që Jevtiq ka blerë diplomë master

“SLS ka prova që Dalibor Jevtiq bleu një diplomë master në juridik, abuzoi me pozitën e tij zyrtare dhe kështu dëmtoi të shpërngulurit”, ka thënë kryetari i SLS-it Sllobodan Petroviq.

Lajme

16/09/2019 14:00

Ai ka shtuar se “Partia e Pavarur Liberale është opsioni më i vjetër dhe më i madh politik që bashkon serbët dhe askush nuk do të ketë mundësi ta dëmtojë atë me kërcënime dhe shantazhe”.

Duke folur për fillimin e procedurave penale kundër individëve të cilët, sipas tij, janë prezantuar rrejshëm si funksionarë të SLS-it, Petroviq tha se të gjitha procedurat ligjore janë kryer. “Unë pres që gjithçka do të përfundojë shpejt, sepse gjithçka është plotësisht e qartë. Na vjen keq që dikush është i angazhuar në politikë në atë mënyrë, por ne kemi premtuar se do të merremi me ata që kërcënojnë, shantazhojnë dhe marrin diçka në këtë mënyrë, “tha Petroviq.

Gjatë intervistës në programin e mëngjesit në RTK2, kryetri i SLS-it gjithashtu iu referua akuzave të bëra nga Ministri aktual i Kthimit dhe Komuniteteve për një portal në llogarinë e tij: “Ai i ka bërë shumë më tepër dëme komunitetit serb duke marrë një diplomë master në juridik. Ai e ka filluar karrierën e tij si qiramarrës dhe në kohën e mandatit si ministër ka ndërtuar një pallat, i cili ka më shumë dhoma sesa që ka të kthyer. Për t’i bërë të gjitha këto, ndonjë të kthyeri i është marrë dera, çatia, dritaret … Fqinjët e tij e quajnë shtëpinë e tij “Šilerova”. Të gjitha provat, të cilat siç vërtetohet, janë mbështetur në keqkpërdorimet që Dalibor Jevtiq dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe disa kryetarë bashkishë i kanë bërë, duke abuzuar me pozitën, do të publikohen javën e ardhshme”, njoftoi kryetari i SLS-it.

Duke komentuar ftesën nga Beogradi zyrtar se serbët duhet t’i besojnë vetëm Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës, Petroviq tha se “në frymën e demokracisë, është zgjedhja e përfaqësuesve të saj nga më shumë lista”. Për komunitetin serb, sipas tij, do të jetë më mirë që brenda 10 vendeve në parlament, përbërja të jetë e ndryshme nga ajo e deritanishmja. “Është plotësisht skizofrenike që vetëm një opsion politik mbështetet gjatë procesit zgjedhor, veçanërisht nëse ai opsion ka rezultatet më të dobëta kur bëhet fjalë për komunitetin serb”, ka shtuar Petroviq.