Petrovic mbështet Vucic’in

SLS ka kërkuar nga simpatizantët dhe anëtarët e saj që të mbështesin partinë e Aleksandar Vucic në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. SLS aktualisht është pjesë e Qeverisë së Kosovës në koalicion me PDK dhe AKR.

Lajme

10/03/2014 17:22

Partia e Pavarur Liberale Serbe (SLS) e Slobodan Petrovic’it, i ka bërë thirrje anëtarëve dhe simpatizuesve që në zgjedhjet e radhës parlamentare të Serbisë, të votojnë për koalicionin i cili udhëhiqet nga Partia Progresiste Serbe.

Mediat serbe bëjnë të ditur se kjo parti po e mbështet partinë e Aleksandar Vucic në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi.

SLS aktualisht qeverisë me vetëm njërën nga komunat në Kosovës, përkatësisht me Shtërpcen.

Ndërsa, është duke u bërë një debat kundërthënës në mes të zyrtarëve në Beograd dhe në Prishtinë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë.