Petrovic kundër Vulinit
Partia e Pavarur Liberale Serbe – SLS ka kërkuar nga Aleksandër Vulin të ndalojë ndërhyrjet politike tek serbët e Kosovës. Sipas kësaj partie, Vulin po përçan serbët e Kosovës me thirrjet e tij.
Lajme
Partia e Pavarur Liberale Serbe (SLS) e Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Slobodan Petrovic, ka akuzuar Ministrin pa Portofol të Serbisë Aleksandër Vulin se po i ndanë serbët e Kosovës në ata “lojalë dhe jolojalë”, ndaj pushtetit në Prishtinë, në aktivitetet e tij që po i zhvillon brenda Kosovës.
Përmes një komunikate, SLS ka shprehur indinjatë të thellë ndaj deklarimeve të Vulinit se në zgjedhje serbët kanë dy mundësi, ose të votojnë “pro serbëve’ ose ‘kundër serbëve’, duke aluduar në mosvotimin e serbëve që aktualisht janë pjesë e institucioneve të Kosovës.
Edhe përkundër faktit se fushata parazgjedhore në Kosovë ende nuk ka filluar zyrtarisht, ka ditë që Aleksandër Vulin në funksion të Ministrit të Qeverisë së Serbisë ka filluar një fushatë në mbështetje të listës “Iniciativa qytetare serbe”.
“Vulin duhet të ndalet së kualifikuari kandidatët e SLS’së si më pak të mirë në krahasim me ata të listës serbe, pasi që janë këta të parët që po i përmbahen marrëveshjeve të Brukselit nënshkruese e së cilave është edhe vetë Qeveria e Serbisë”.