Petkoviqi pas takimit në Bruksel: Dialogu është vështirësuar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KE

Lajme

13/05/2022 19:37

Kryenegociatori i Beogradit për çështjen e targave, Petar Petkoviq, ka fajësuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës për vështirësim dialogu.

Petkoviq, në një prononcim për mediat serbe, pas takimit në Bruksel ka thënë se Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka refuzuar të diskutojë për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shkruan lajmi.net.

“Petar Petkoviq, tha se nuk është takuar drejtpërdrejt me negociatorin e Prishtinës, Besnik Bislimi, sepse ky i fundit ka refuzuar të diskutojë për Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe çështjen e personave të zhdukur dhe ka theksuar se kjo tregon se Beogradi është palë përgjegjëse për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thojnë mediet serbe.

“E shfrytëzova këtë moment edhe për të protestuar fuqishëm kundër vendimit të paligjshëm dhe të njëanshëm të Prishtinës”, citohet të ketë thënë Petkoviqi pas takimit në Beograd.