Petkoviqi i reagon SHBA-së: Serbët duan Asociacion me të gjitha kompetencat ekzekutive

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka folur në emër të serbëve në Kosovë dhe ka thënë se ata kërkojnë themelim të Asociacionit me të gjitha kompetencat ekzekutive. “Serbët duan Asociacionin me të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë ekzekutive siç është rënë dakord në marrëveshjen e vitit 2013 në…

Lajme

06/08/2022 16:44

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka folur në emër të serbëve në Kosovë dhe ka thënë se ata kërkojnë themelim të Asociacionit me të gjitha kompetencat ekzekutive.

“Serbët duan Asociacionin me të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë ekzekutive siç është rënë dakord në marrëveshjen e vitit 2013 në Bruksel dhe atë të vitit 2015”, ka deklaruar ndër të tjera Petkoviq.

Ai ka folur edhe për deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, mbrëmë të dhëna në një intervistë të tij në RTK. Petkoviq i ka quajtur ato dezinformata.

“Bislimi ka shkuar aq larg, duke thënë se serbët në veri të Kosovës duan të heqin dorë nga letërnjoftimet dhe targat serbe, por se këtë nuk po e lejon Beogradi zyrtar dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të cilët gjoja po i shtyjnë në një lloj proteste. E vërteta është se Beogradi zyrtar po lufton ekskluzivisht për paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar ndër të tjera Petkoviq.

Bislimi në intervistën për radio televizionin publik mbrëmë tha se Vuçiqi qëndron prapa çdo trazire që ndodh në Ballkanin Perëndimor. /Lajmi.net/